Kosova
Haki Morina: “PDK e ka marrë seriozisht çështjen e diasporës”
“PDK do të merret me çështjet themelore që lidhen me diasporën. Kjo do të bëhet në radhë të parë duke rikthyer ministrinë e diasporës dhe duke emëruar ministër një përfaqësues eminent nga diaspora”
Haki Morina është emër i njohur i organizimeve në diasporën shqiptare të Zvicrës. Ai këtu jeton që nga viti 1993 dhe ka qenë aktivist i LPK-së dhe pas luftës, i PDK-së. Morina është kandiduar nga kjo e fundit, për deputet në Parlamentin e Kosovës, si i vetmi kandidat nga Zvicra, i kësaj partie.
Në intervistën për albinfo.ch, ai flet për kandidaturën e tij, për mënyrën e përfaqësimit të diasporës në parlament, për politikën që partia e tij ndjek në lidhje me diasporën etj.
Albinfo.ch: Ju jetoni në diasporë dhe jeni kandidat i PDK-së për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Si ndodhi që të kandidoni?
Haki Morina: Kandidatura ime erdhi spontanisht. Një nga miqtë e mi të vjetër nga Prizreni doli me një thirrje drejtuar PDK-së për të më kandiduar për deputet, dhe pas kësaj vërshuan kërkesat nga të gjitha anët e Kosovës dhe diasporës.
Këtë gjë e mirëpriti departamenti për diasporë i PDK, i kryesuar nga Elmi Reçica, dhe u mbështet nga kryesia e PDK në Prishtinë me prof. Enver Hoxhajn në krye.
Albinfo.ch: A mund të thuhet se ju jeni përfaqësues i diasporës në Kosovë? A ka partia juaj një organizim të saj në Zvicër?
Haki Morina: Unë kam qenë pjesë e organizimit të diasporës që nga fillimi i vitit 1993 si një nga veprimtarët dhe drejtuesit e Degës së LPK-së, ku punën kryesore e kam bërë në “Zërin e Kosovës” për 8 vjet me radhë, si një nga redaktorët e kësaj gazete, por pa e ndaluar aktivitetin operativ për ndihmën praktike për UÇK-në brenda vendit.
Pas luftës kam kontribuar në krijimin e Degës së PDK në Zvicër, duke qenë pjesë e strukturave të saj drejtuese.
Në vitin 2008 PDK mori vendim për shuarjen e degëve në diasporë dhe veprimtaria e PDK-së përfundoi, në emër të kontributit për krijimin e unitetit kombëtar të kësaj pjese të popullit tonë.
Unë kam vazhduar të jap kontributin tim me shkrime, duke botuar 7 vepra poetike, publicistike, kujtime autobiografike dhe duke marrë pjesë vazhdimisht në debatet politike përmes rrjeteve sociale.
Në bazë të kësaj mund të thuhet se në një mënyrë apo tjetër përfaqësoj diasporën tonë të madhe.
Albinfo.ch: Si e trajton partia juaj çështjen e diasporës, migracionit? A ka ajo program të diasporës dhe nëse ka, na i numëroni disa pika kryesore të këtij programi shkurtimisht.
Haki Morina: PDK e ka marrë seriozisht çështje e diasporës. Ajo do të merret me çështjet themelore që lidhen me diasporën. Kjo do të bëhet në radhë të parë duke rikthyer ministrinë e diasporës dhe duke emëruar ministër një përfaqësues eminent nga diaspora që ka aftësi për tu ballafaquar vendosmërisht me këtë segment jashtëzakonisht të rëndësishëm të zhvillimit të Kosovës.
Albinfo.ch: Cilat shqetësime, preokupime të diasporës mendoni do të ngrini ju në parlament nëse zgjidheni deputet?
Haki Morina: Në parlament do të ngre zërin dhe shqetësimet themelore të diasporës, duke u nisur nga ato më të rëndësishmet, e duke vazhduar me ato me më pak rëndësi. Besoj që lexuesi juaj e ka parasysh për cilat probleme e kam fjalën.
Pak biografi
Haki Morina vjen nga Komuna e Klinës. I lindur në vitin 1964 ai aktivitetin patriotik e ka filluar që në fëmijëri.
“Qysh atëherë jam burgosur disa herë dhe jam keqtrajtuar mizorisht nga UDB-ja Jugosllave. Pas daljes nga burgu e vazhdova aktivitetin patriotik për çka filloi përsëri ndjekja milicore ndaj meje. Për këtë arsye u detyrova të arratisesha në Shqipëri, ku, bashkë me Ilir Zelën, Pandeli Majkon etj. mora pjesë në themelimin e Forumit të Rinisë Eurosocialiste”, shprehet ai.
Më vonë u detyrova të largohem në Zvicër, ku zhvillova veprimtari të vazhdueshme në mbështetje të UÇK-së.
Pas luftës kam dhënë kontribut në themelimin e PDK dhe në zhvillimin e demokracisë.
Kam botuar 7 vepra kryesisht me poezi, publicistikë, biografi, tregime etj.
Ende jetoj dhe veproj ne Zvicër. Nuk kam pozita në parti”, shprehet ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve













