Lajme
Halimi: Situata në Luginën e Preshevës, e vështirë dhe paperspektivë
Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, njëherësh dhe deputet popullor në parlamentin serb, duke shqyrtuar situatën aktuale që po mbizotëron momentalisht në Luginën e Preshevës, e ka paraqit atë të vështirë dhe të paperspektivë.
Halimi ka theksuar se shqiptarëve të Luginës si e vetmja zgjidhje iu imponua migrimi masiv në drejtim të Kosovës dhe fë shteteve Evropiane.
Sipas tij, është e domosdoshme të sigurohet qasje shumë më serioze e qeverisë serbe, por edhe e bashkësisë ndërkombëtare në zgjidhjen e problemeve shumë të ndjeshme në bazë të programit të veçantë me përkrahje ndërkombëtare.
Duke folur për zgjedhjet lokale dhe parlamentare që janë paraparë të mbahen vitin e ardhshëm, Halimi ka theksuar se partia e tij do të marrë pjesë si në zgjedhjet lokale edhe në ato parlamentare.
Në zgjedhjet lokale, sipas tij PVD-ja do të marrë pjesë sikur deri më tani me listat e veta zgjedhore për pushtetet lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare kryesia e PVD-së, ka vendosur që t’i ofrojë subjekteve politike shqiptare paraqitje të përbashkët në kuadër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, njësoj si deri më tani do të formohet në bazë të marrëveshjes së përbashkët të subjekteve politike shqiptare.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












