Shkurt.ch
Halloween në Zvicër kalon me incidente të vogla
Festa „Halloween“ që u shënua natën e mbrëmshme nuk ka sjellë vetëm gëzim e hare. Për shumëkë ajo ka qenë edhe natë e mundimshme. Sidomos për policinë. Vetëm në Kantonin e Cyrihut, policëve u është dashur të ndërhynin plot 130 herë për të qetësuar festuesit e zhurmshëm dhe nganjëherë edhe problematikë.
Ndonëse nuk ka pasur ndonjë incident të rëndë, nuk kanë munguar dëmet materiale.
Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Cyrihut, në disa raste janë hedhur vezë në muret e shtëpive. Pastaj ka pasur raste kur fëmijët u janë kanosur moshtarëve të tyre për që t`ua japin ëmbëlsirat.
Policia ka raportuar po ashtu për hedhje të gjësendve të ndryshme në rrugë nga persona të papërgjegjshëm. Në njërin nga këto raste është hedhur një objekt në një kthesë të rrugës. Vetëm frenimi i plotë dhe i shpejtë që ka bërë ngasësi i veturës ka evituar aksidentin.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











