Shkurt.ch
Hamburg: Vritet kosovari dhe plagoset kosovarja
Nga të shtënat është plagosur rëndë një kosovar 44 vjeçar, i cili më vonë ka vdekur dhe plagë në krah ka marrë një kosovare 31 vjeçare
Natën e mbrëmshme në Hamburg të Gjermanisë është vrarë një kosovar dhe është plagosur një kosovare. Rreth orës 00:30 pas mesnate një grup personash të armatosur, disa prej të cilëve me maska kanë hyrë dhunshëm në një lokal ku ishin të pranishëm së paku pesë veta.
Ngjarja ka ndodhur në St.Pauli, zonën e Hamburgut të njohur si qendër e argëtimit, prostitucionit dhe krimit.
Këtu filloi një shkëmbim të shtënash me armë, që për pasojë pati plagosjen e rëndë të kosovarit 44 vjeçar, i cili më vonë vdiq. Po kështu plagë në njërin krah ka pësuar edhe një femër 31 vjeçare me prejardhje nga Kosova. Ajo nuk gjendet në rrezik për jetën. Komisioni për vrasje i Entit të kriminalistikës, ka filluar hetimet, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë së Hamburgut.
Sulmuesit pastaj kanë ikur duke u strehuar në një diskotekë të zbrazët, ku më vonë janë rrethuar nga policia, e cila ka arrestuar katër persona të dyshimtë të moshave 24 deri në 37 vjeçare. Me këtë rast te ta janë konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë si armë me të cilat dyshohet se është bërë krimi.
Kufoma ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku pritet të bëhet obduksioni për të gjetur shkjakun e vdekjes.
Motivet e sulmit ende nuk dihet dhe janë objekt i hetimeve të mëtejshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik Shërbimi hekurudhor midis Cyrihut dhe Bernit po përballet me ndërprerje për shkak të dëmtimit të shinatave... -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana













