E-Diaspora
Hap që duhet përshëndetur, KF Kosova e Gjenevës shuan ekipin e tij të dytë
Pas rrahjes së përgjithshme të dielën në mëngjes në Versoix, kryesia e klubit të Gjenevës shpërbeu ekipin e tij të dytë. Kryesia e KF Kosova është e pamëshirshme me anëtarët e saj.
Të martën ajo ka njoftuar se do të tërheq menjëherë ekipin e saj të dytë, i cili luante në ligën e katërt. Vendimi është marrë urgjentisht nga kryesia e klubit natën e së hënës, pas zënkës së përgjithshme të mëngjesit të së dielës në Versoix, përcjell albinfo.ch.
Një konflikt i rëndë shpërtheu në fund të finales së kampionatit të ligës së katërt, me ç`rast dy lojtarë të Versoix u plagosën rëndë. Kosova, e cila sikurse edhe Versoix ishte promovuar në ligën e tretë, nuk do të marrë pjesë në këtë kategori garash.
Në komunikatën e tij, klubi në veçanti shkruan: “Në perspektivën e vetëkritikës, ne shprehim vendosmërinë tonë dhe kemi marrë masa radikale, që janë aq të dhimbshme edhe për ne. Ne sinqerisht shprehim keqardhje dhe shqetësim për ngjarjet që u shkaktuan gjatë ndeshjen finale të ligës së katërt, duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Sjellja e papranueshme e disa individëve është një shqetësim i vërtetë kundër FC KOSOVËS dhe imazhit të lojtarëve, si dhe përkrahësve tanë. Këto veprime të mjerueshme sjellin një amalgam mes disa individëve të papërgjegjshëm dhe shumicës dërmuese të lojtarëve dhe mbështetësve tanë që kanë treguar ndjenjën e tyre të përgjegjësisë”, përcjell tutje albinfo.ch.
Presidenti i FC Kosova, Selajdin Salihu, i cili gjithmonë ka mohuar natyrën raciste të fyerjeve që kinse janë shqiptuar nga njëri prej lojtarëve të tij para se të fillojë zënka, insiston në këtë pikë. Ai tregon se “askund në raportin e arbitrit që na është dërguar nuk është përmendur fjala Negro”.
http://www.20min.ch/ro/videotv/?vid=618749&cid=121
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











