Lajme
Hapësira ajrore e Kosovës nën kontroll të Hungarisë
Mbi 9 mijë e 600 metra, hapësirë e lartë ajrore që i takon Kosovës do të kontrollohet nga viti i ardhshëm nga Hungaria
Kështu ka vendosur NATO-ja duke ia ka besuar Hungarisë kontrollin për trafik civil të hapësirës së lartë ajrore të Kosovës,.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania shtetërore për kontrollin e trafikut ajror civil HungaroControl, transmeton ReL.
Ky kontroll do të operohet nga qendra e re e kontrollit të trafikut ajror, që ka kushtuar 45.2 milionë euro, e që do të jetë gati në janar të vitit 2013.
“Qendra e re do t’i përdorë radarët në Hungari dhe në rajon për ta kryer punën”, tha Kornel Shepesi, nga kompania HungaroControl.
Vendimi i aleancës “është kontribut i përpjekjeve të NATO-s për normalizimin e trafikut ajror në Ballkan dhe stabilizimin e rajonit, në linjë me strategjinë e Hungarisë ndaj rajonit”, tha Zholt Nemeth, sekretar shtetëror në Ministrinë e Jashtme. Më tej ai nënvizoi se “ky nuk është mision politk, por krejtësisht mision teknik”.
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, tha për Radion Evropa e Lirë se kontrolli i hapësirës së lartë ajrore të Kosovës nga Hungaria do të fillojë bëhet në pranverë të vitit të ardhshëm.Hapësira e lartë ajrore ka qenë e mbyllur për fluturime civile dhe është kontrolluar nga NATO-ja në 13 vitet e fundit, që prej fushatës ajrore të kësaj aleance në vitin 1999.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












