Lajme
Hapet edhe një klasë e gjuhës shqipe në kantonin e St. Gallenit
Janë hapur dyert e shkollës shqipe për fëmijët shqiptarë në pikën shkollore në Trübbach (Trybah) të Kantonit të St. Gallenit, e cila iu mundëson fëmijëve të këtij vendbanimi që t`i ndjekin me rregull orët mësimore në gjuhën shqipe, përcjell albinfo.ch.
Fakt është se tani më prindërit shqiptarë në Zvicër gjithnjë e më tepër po interesohen që fëmijët e tyre t`i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe me qëllim që, ata, ta ruajnë dhe ta mësojnë gjuhën amtare, si një nga obligimet e rëndësishme të mërgimtarëve shqiptarë. Një gjë të tillë me theks të veçantë e këshillojnë edhe institucionet zvicerane si dhe mësuesit dhe drejtuesit e shkollave publike në Zvicër. Se sa e rëndësishme është gjuha amtare nuk ka nevojë të flasim apo të shkruajmë shumë, por duhet më shumë të veprojmë me qëllim që fëmijët shqiptarë, të cilët lindin dhe rriten larg atdheut t’i orientojmë drejt pikave shkollore. Një gjë të tillë kanë bërë edhe prindërit, të cilët banojnë në fshatin Trübach (Trybah) të Kantonit të St. Galenit së bashku me kryetarin e L.A.P.Sh. të Kantonit të St. Gallenit z. Mehemtali Sherifin duke u angazhuar në shërbim të organizimit sa më të mirë të kësaj pike shkollore. Vlen të përmendet se më herët disa prej nxënësve i kanë vijuar mësimet në gjuhën shqipe disa kilometra larg në vendbanimet e afërta në Mels apo Sargans.
Fillimisht ishin disa nxënës, të cilët u regjistruan në këtë pikë shkollore, kurse tani për hir të shtimit të numrit të nxënësve mësimi zhvillohet në dy grupe, çdo të mërkurë, nga ora 13:15 – 15:15 dhe grupi i dytë 15:30-17:15.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













