E-Diaspora
Hapet ekspozita kushtuar dëshmorëve nga diaspora
Ekspozita ‘’Ti je pjesë e atdheut’’ para publikut Shqiptaro – Zviceran do të sjellë fytyrat e dëshmorëve nga Zvicra, të cilët me veprën e tyre u bënë të pavdekshëm në historinë më të re të Kosovës duke iu përgjigjur thirrjes së atdheut
Qendra Kulturore e Kosovës për Diasporë dhe Mërgatë me seli në Cyrih fton qytetarët/bashkatdhetarët Shqiptaro – Zviceran të marrin pjesë në: EKSPOZITËN ‘’TI JE PJESË E ATDHEUT’’ e cila do të mbahet në Qendrën Kulturore të Kosovës për Diasporë e Mërgatë në Cyrih/Zvicër, Eugen Huberstrase në Altstetten me dt.11.12.2016, ora 19:00.
Ekspozita ‘’Ti je pjesë e atdheut’’para publikut shqiptaro – zviceran do të sjellë fytyrat e dëshmorëve nga Zvicra, të cilët me veprën e tyre u bënë të pavdekshëm në historinë më të re të Kosovës duke iu përgjigjur thirrjes së atdheut.
Për të nderuar veprën e tyre heroike, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih/Zvicër, ju mirëpret Ministri i Diasporës Z. Valon Murati.
Pjesëmarrja juaj në këtë ekspozitë, nderon veprën e atyre që dhanë më të shtrenjtën e tyre, Jetën që, ne sot të festojmë në liri dhe t’i kujtojmë me lavdi dëshmorët e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Shukrije Ramadani, Drejtore e Qendrës Kulturore të Kosovës për Diasporë e Mërgatë Cyrih/Zvicër.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Dhjetor 2016
- Ora19:00
- LokacioniCyrih (QKK)
- Data e përfundimit5 Dhjetor 2016 - 17:00
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












