Lajme
Hapet këndi i librave shqip në Bibliotekën e Brilonit
Kënd libri shqip për diasporën shqiptare në Brilon
Bëhet e ditur se në Bibliotekën e Qytetit të Brilonit (Stadtbibliothek Brilon) është hapur këndi i librave në gjuhën shqipe, një nismë e rëndësishme kulturore që synon të ruajë dhe promovojë gjuhën e kulturën shqiptare në diasporë, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa u realizua me angazhimin e komunitetit shqiptar në Brilon dhe të mësueses së gjuhës shqipe, znj. Negjmie Reçica, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, dhe institucioneve lokale të Brilonit.

Në hapje morën pjesë Kryetari i Komunës, Dr. Christof Bartsch, deputeti gjerman Dirk Wiese, përfaqësues të institucioneve, të diasporës dhe të organizatave kulturore.
Ngjarjen e gjallëruan nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët shprehën entuziazmin për të lexuar në gjuhën e tyre amtare.
Në fondin e ri janë përfshirë mbi 250 libra në gjuhën shqipe, të cilët do të jenë në dispozicion të lexuesve, duke forcuar shumëgjuhësinë, arsimin dhe integrimin kulturor.

Konsulli i Përgjithshëm në detyrë, z. Behar Isma, vlerësoi projektin si shembull bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit shqiptar në diasporë.
Pas ceremonisë, delegacioni diplomatik zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Brilonit për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të ndërsjellë. /Albinfo.ch

https://www.facebook.com/share/p/16JRxhhmTE/
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso












