Lajme
Hapet klasa e re shqipe në Mainburg të Bavarisë
Në shkollën “Grundschule Mainburg” u hap edhe një klasë e shkollës shqipe në Bavari. “Ky është lajm i gëzueshëm për fëmijët e këtij vendbanimi dhe fshatrat për rreth, me qëllim që edhe ata të kenë mundësinë të mësojnë në gjuhën amtare”, tha në fjalën e tij hyrës kryetari i LAPSH-it për Bavari, Milazim Ukaj.

Në hapjen e shkollës shqipe përveç mësueses Antoriata Cirongu morën pjesë, edhe prindërit si dhe vetë kryetari i shkollave shqipe në Bavari z. Milazim Ukaj. Pas një prezantimi të shkurtër të mësueses Antoriata Cirongu dhe prezantimit të nxënësve, organizatorët fjalën ia dhanë edhe drejtorit të shkollës së Mainburgut, z. Dr. Tobias Barwanietz, i cili përshëndeti dhe përgëzoi nxënësit, mësuesen, kryetarin e LAPSH-it si dhe prindërit e pranishëm për këtë iniciativë, siç tha ai, të shkëlqyer dhe të mrekullueshme për fëmijët me prejardhje shqiptare. Jam shum i lumtur që keni zgjedhur shkollën time për të mësuar fëmijët tuaj në gjuhën e tyre amtare, por edhe me i gëzuar jam që unë mund të kontriboj në mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. “Ata fëmijë që rriten bilingual, jane të privilegjuar dhe me shumë fat”, tha mes tjerash Dr. Barwanietz. Në vazhdim nxënësit pranuan edhe tekstet shkollore të dërguara ditë më parë nga Divizioni për Arsim Plotësues në Diasporë i Republikës së Kosovës.

Me vonë, derisa mësuesja mbajti orët e para të mësimit, kryetari Milazim Ukaj bëri një bashkëbisedim me prindërit e kësaj ane të Bavarisë së Ulët, me qëllim që shkolla shqipe në këtë vendbanim të organizohet sa më mirë. Falënderim i veçantë u takon organizatoreve zj. Hëna Uka dhe zj. Mehreme Delija për kontributin e jashtëzakonshëm për hapjen e klasës shqipe në këtë qytezë.

Mësimi në këtë klasë të shkollës shqipe zhvillohet çdo të premte nga ora 12:15 deri në orën 15:00.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit














