Lajme
Hapet konkursi për mësuesit e diasporës për vitin 2025

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka shpallur hapjen e aplikimeve për regjistrimin në Regjistrin Shtetëror të Mësuesve të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë, për vitin 2025.
Ky proces synon përzgjedhjen e mësuesve që do të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore ndër shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Programi është pjesë e angazhimeve institucionale për forcimin e lidhjeve me diasporën dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar te brezat e rinj, transmeton albinfo.ch.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 30 shtator 2025. Dokumentet mund të dorëzohen në formë fizike me postë ose në mënyrë elektronike, sipas udhëzimeve të publikuara nga MEPJ.
Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informacion mbi kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm në faqen zyrtare të ministrisë:
E-Diaspora
-
Politikanët sërish në Alba Festival Në margjinat e Albafestivalit 2025, të dielën gjatë ditës së dytë të tij, u zhvillua një...
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
-
SUEDI
Nita Mulliqi përfundoi me sukses studimet e doktoraturës në Institutin Karolinska në Stokholm
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Gjermani kërkon rimbursim prej 2.4 miliardë CHF – Zvicra ndalon pagesën në minutën e fundit Në shikim të parë, aplikimi dukej i plotë dhe korrekt, por pas një inspektimi më të...
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Nuk ka ndihma për emigrantët pa dokumente në Cyrih
-
Prishja e ndërtesave të vjetra në Zvicër me pasoja sociale
-
Rritet rreziku i zjarreve në pyje në disa rajone të Zvicrës