Lajme
Hapet një fabrikë alumini, punësohen 100 punëtorë
“Art-Aluminium” është fabrika e re që është inauguruar në Fushë-Kosovë. Në këtë fabrikë do të punësohen 100 punëtorë
Më shumë se 100 punëtor do të punësohen në fabrikën për prodhimin e profileve të aluminit “Art-Aluminium” që është hapur sot në Fushë Kosovë. Kjo fabrikë produktet e saja do t’i plasojë në tregun vendor, por edhe në atë ndërkombëtarë, ndërsa konsiderohet fabrika më moderne në Kosovë.
Fatmir Muja, pronar i fabrikës, tregoi sfidat të cilat e kanë ndjekur gjatë procesit të hapjes së fabrikës. Po, ai ndjehet krenar që prodhimet e kësaj fabrike do të jenë prezentë si “Made in Kosovo” në tregjet ndërkombëtare.
“Art Aluminium” sot, përveç kontratave që posedon me prodhues vendorë, ne kemi arritur tash të përmbyllim kontrata të suksesshme me ndërtues të suksesshëm, në Gjermani, Bullgari, Itali, Afrikë të Jugut, si dhe negocimi tani më i vonshëm me kompaninë e autobusëve dhe kamionëve Volvo në Suedi”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli i cili mori pjesë në hapjen e kësaj fabrike, tha se Parlamenti i Kosovës do të punojë në përmirësimin në fushën e legjislacionit për prodhuesit vendorë edhe për biznese vendore.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të vazhdojë në mënyrë të veçantë edhe në mënyrë insistuese, veçanërisht përmirësimin në fushën e legjislacionit për prodhuesit vendorë dhe për biznese vendore, për arsye se në qoftë se kemi borxh dikujt sot në Kosovë më së shumti i kemi borxh veprimtarive të bizneseve”, ka tha Veseli, citon KP.
Ai ka përgëzuar familjen Muja për iniciativën dhe ka falënderuar kryetarin e Fushë Kosovës për mbështetjen që i ka dhënë investitorit. Ndërsa kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha me këtë rast se rrallë ndodh që të promovojë numër kaq të lartë të punëtorëve në komunën të cilën e drejton.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










