Kosova
Haradinaj: Do ta vazhdojmë rrugëtimin për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është i mirë, por gjithsesi u shpreh se do të vazhdojnë rrugëtimin, për siç tha, për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare.
Haradinaj deklaroi se do të donte që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës, megjithatë sipas tij, e vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave, krahasuar me partinë në pushtet.
“E pranoj që gara ka qenë e ashpër, jam mirënjohës votuesve që kanë votuar për koalicionin për Kosovën Fituese, edhe pse jemi në rezultatet preliminare, e pranoj që rezultati nuk është i mirë, pra nuk jam i kënaqur me këtë rezultat edhe gjithsesi do të reflektojmë në këtë rezultat i cili s’është i mirë dhe i cili për fat të keq nuk është i mjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën në këto procese që kemi para vetes. Por, ajo që është e vërtetë dhe që nuk ndryshon, ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim, për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë çfare jemi”.
“Kisha pas dëshirë që Kosova të ketë një rezultat më të mirë të opozitës, edhe më të madh, megjithatë e vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave, krahasuar me partinë në pushtet, e cila edhe pas katër vite e pak qeverisje, nuk arriti të mbajë votat e veta, por e humbi një numër të konisderueshëm të votave të qytetarëve, që besoj se është një porosi për ne të tjerët që duhet ta vazhdojmë rrugën tonë për të ndryshuar qeverinë e vendit, e cila është shkaktare e shumë pasojave, si në planin e brendshme, si në planin e jashtën, si në planin e sigurisë, e mos të flasim për gjendjen e rënduar të qytetarëve tanë, gjendjen ekonomike”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Haradinaj është shprehur që me kënaqësi do të bashkëpunonte me subjektet politike opozitare, shqiptare për të krijuar shumicën, që është e mundshme nëse ka gatishmëri.
“Jemi pra të gatshëm për këtë, pa asnjë kusht, nuk do të kërkojmë asnjë kusht që pengon me ec përpara. E di se nëse e krijojmë qeverinë si opozitë, e që është e mundshme dhe unë shpresoj që të ndodh, na presin shumë sfida”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











