Kosova
Haradinaj e ripërsërit: “Askush s’merr më toka nga shqiptarët”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur dhe se për këta kufij është bërë luftë.
“Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë nga toka që ua ka lënë Zoti. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harroj të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave të marret prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Kohanet, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, në lidhje me deklaratat e kryeparlamentarit Kadri Veseli, se nuk do të qëndrojë në koalicion me asnjë parti që rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në, Haradinaj tha se koalicionit do t’i vijë fundi një ditë dhe kjo do të ndodhë pas dy vjetësh kur edhe përfundon mandati i Qeverisë së tij. Këto deklarata kryeministri Haradinaj i bëri në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve në fshatin Korishë të Prizrenit.
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran bën pagesat e para për viktimat e zjarrit në Crans-Montana Kantoni i Valais ka bërë pagesat e para të ndihmës emergjente prej 10,000 CHF (rreth 12,900... -
Dhjetëra vende pune priten të shkurtohen në Zvicër -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër















