Kosova
Kosova tërheq kërkesën për pranim në INTERPOL
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar sot letër Asamblesë së Interpolit, ku kërkohet tërheqje e kërkesës për pranimin e Kosovës në këtë organizatë të policisë ndërkombëtare, raportojnë mediet serbe, transmeton portali “Front Online”.
“Duke marrë parasysh zgjedhjet që janë zhvilluar në Kosovë më 6 tetor 2019, ju kërkoj që kërkesa për pranim në INTERPOL të shtyhet për mbledhjen e radhës”, thuhet në letrën e Haradinajt, përcjellë albinfo.ch
Ambasada e Serbisë në Pariz i ka dërguar MPJ-së së Serbisë njoftimin për tërheqjen e aplikacionit të Kosovës për pranim në INTERPOL.
Në anën tjetër, ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoqviq, këtë e ka quajtur fitore të shtetit të tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë













