Kosova
Haradinaj: Eksodi në Bllacë nuk do të harrohet kurrë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vendosi lule pranë Memorialit përkujtimor “Bllaca 99”. Prej aty, ai u shpreh se eksodi i ndodhur 24 vjet më parë nuk do të harrohet kurrë. “Jemi këtu për t’i përkujtuar shqiptarët e Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pa pas mundësi me marrë asgjë me vete por vetëm me shpëtu jetën. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajt me javë të tëra pra burra, gra e fëmijë e pleq dhe siç e dimë numri i tyre është mbi një milion e gjysmë”, tha ai përcjellë albinfo.ch.
Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës. “Liria e Kosovës ka në themelet e veta edhe ata që dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Ata u bënë imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet”, u shpreh Haradinaj, përcjellë albinfo.ch.
Më 1999 qindra mijëra shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre për t’u vendosur në kampin e refugjatëve në Bllacë të Maqedonisë së Veriut.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini













