Kosova
Haradinaj: Është momenti më i mirë për marrëveshjen finale me Serbinë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarët, përcjell albinfo.ch.
Para qytetarëve të Klinës ai ka thënë se tani është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar edhe për temat e tjera që ka biseduar.
“Biseduam për zhvillimet aktuale, situatën e re gjeopolitike, e cila ka ndikim të madh edhe në vendin tonë dhe vlerësuam se Kosova nuk duhet të dështojë në hapat që ka para vetes dhe se është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Gjithashtu vlerësuam se rritja e vigjilencës në fushën e sigurisë, marrja e masave emergjente për parandalimin e kolapsit energjetik dhe procedimi sa më i shpejtë i Ligjit të Pagave, duhet të jenë detyra të domosdoshme të qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













