Kosova
Haradinaj: I bindur në pafajësinë e Lekajt
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës ka reaguar për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin me burg të Pal Lekajt për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të qëllimshëm të buxhetit të shtetit.
Ai thotë se është i befasur me vendimin e gjykatës.
“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj. Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, shkruan Haradinaj.
Pal Lekaj u dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit. Lekaj i kishte dhënë këtë shumë konsorciumit të Bechtel Encas për autostradën Arbën Xhaferi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













