Kosova
Haradinaj: Kosova duhet të ketë Zonën Ekonomike Zvicerane
Kosova dhe Zvicra suksesshëm kanë arritur të mbajnë dhe të avancojnë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike. Kështu tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me Stefan Sarkany, president i Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe shërbimeve Zvicër – Kosovë.
Më tej, kryeministri në detyrë tha se pas vendimit për Zonën Ekonomike Amerikane dhe Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, është koha e krijimit të Zonës Ekonomike Zvicerane, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe partneritetit mes të dyja vendeve, për të cilën ide do të nisin përgatitjet e nevojshme.
Gjatë takimit u bisedua edhe për krijimin e hapësirës së përfaqësimit të diasporës tonë në Zvicër, në Parlamentin e Kosovës, si një veprim i duhur dhe i nevojshëm. “Zvicra është një nga vendet mike të Kosovës që ka ndihmuar shumë në shtetkrijim dhe shtetndërtim dhe tani ky raport, duhet të avancohet në marrëdhënie konkrete, profesionale bilaterale, në të mirë të ekonomisë së vendit dhe diasporës tonë”, tha kryeministri në detyrë. Haradinaj vlerësoi se është me rëndësi që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, përmes aktiviteteve konkrete që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik.
“Kosova ka krijuar klimë të mirë për investimet e huaja direkte, pasi ka miratuar edhe Ligjin për Investime Strategjike”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke ftuar investitorët zviceranë, po ashtu edhe afaristët shqiptarë që aktivitetin e tyre biznesor e ushtrojnë në Zvicër, që të investojnë në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












