Lajme
Haradinaj në tubimin në Lozanë: Gjithmonë mirënjohës për kontributin në atdhe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Zvicër.
Haradinaj ka takuar bashkatdhetarët në Lozanë të Zvicrës, ku tha se diaspora ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përcjell albinfo.ch.
“Takimi me bashkatdhetarë, sikur ky sot në Lozanë të Zvicrës, është emocion i veçantë. Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë por dhe model i suksesit dhe të arriturave. Krenar kur shoh dhe takoj bashkatdhetarë të zot me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë. Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën Testim vjetor i sirenave të alarmit në të gjithë Zvicrën... -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor











