Kosova
Haradinaj: “Minishengeni” po bëhet për ta nënshtruar Kosovën
Në fund të javës që shkoi, në Tiranë qëndruan liderët e Ballkanit Perëndimor; Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje për festat e fundvitit.
Haradinaj në fjalimin e mbajtur në këtë ceremoni ka folur edhe për Mini-Shengenin.
Ai me këtë rast tha se vendet e Ballkanit po e mashtrojnë vetën me idenë tashmë të konkretizuar nga disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, sikur thuhet për liri të lëvizjes, të njerëzve, mallrave dhe kapitaleve.
“Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së, e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s, e jo Rusisë”, tha Haradinaj, raporton EO.
Në fund të javës që shkoi, në Tiranë qëndruan liderët e Ballkanit Perëndimor; Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, në Samitin e thirrur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, për konkretizim të iniciativës rajonale që po quhet “Mini-Shengen”.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana Pasojat e zjarrit shkatërrues në Crans-Montana vazhdojnë të ndikojnë në mbarë vendin: duke filluar nga 1... -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë -
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë













