Kosova
Hardinaj në Gjermani, zgjerohen aktivitetet e AAK-së në këtë shtet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga bashkatdhetarët dhe nga dega e AAK-së për Gjermani.
Haradinaj ka thënë se AAK është bërë adresë serioze për secilin bashkatdhetar.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani e drejtuar nga Ukë Blakaj është bërë adresë serioze për secilin bashkatdhetar. Aleanca në përbërjen e saj në Gjermani ka njerëz me vlera të jashtëzakonshme, të dëshmuar në fusha të ndryshme me sukseset e tyre. Kjo punë e arritur po shndërrohet në sukses të përbashkët për shtepinë tonë, Aleancën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Njoftimi i plotë i Haradinajt:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për Gjermani e drejtuar nga Ukë Blakaj është bërë adresë serioze për secilin bashkatdhetar. Aleanca në përbërjen e saj në Gjermani ka njerëz me vlera të jashtëzakonshme, të dëshmuar në fusha të ndryshme me sukseset e tyre. Kjo punë e arritur po shndërrohet në sukses të përbashkët për shtepinë tonë, Aleancën..
Mbështetja masovike për Aleancën në mërgatë u vërtetua edhe sot në takimin që zhvillova me bashkatdhetarë në Baden-Württemberg të Gjermanisë.
Në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i AAK-së për Republikën e Baden-Württemberg, Hamëz Agaj, u formua nëndega për Pforzheim të Baden-Württemberg, me ç’rast u zgjodhën organet drejtuese të saj.
Aleanca në Gjermani, në Zvicër, Austri e kudo që jetojnë shqiptarët, po rritet dhe fuqizohet çdo ditë, kjo falë bashkatdhetarëve që janë pjesë e jona e që kanë krijuar emër qoftë në biznes, kulturë, sport, në administratë shtetërore e kudo tjetër. Aleanca po dëshmohet si alternativa e vetme dhe më seriozja për mërgatën shqiptare
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori














