Shkurt.ch
Harmonizohen programet arsimore
Objektivat e arsimit në nivel nacional janë pjesë e të ashtuquajturit konkordat-Harmos të kantoneve
Të gjitha kantonet e Zvicrës kanä arritur pajtimin për unifikimin e programeve të tyre arsimore në disa pika. Ato, në kuadrin e marrëveshjes Harmos kanë përcaktuar se cilat përmbajtje mësimore duhet t`i kenë etë njohura nxënësit kur të kenë mbaruar klasën e katërt, atë të tetë dhe të njëmbëdhjetën të shkollimit.
Siç njoftojnë drejtorët kantonalë të arsimit, për lëndët si gjuhët e huaja, matematikë dhe shkenca natyrore janë vendosur synimet e përbashkëta arsimore. Këto synime pastaj do të barten edhe në planet mësimore dhe në librat shkollorë.
Objektivat e arsimit në nivel nacional janë pjesë e të ashtuquajturit konkordat-Harmos të kantoneve, shkruan drs.ch. Përmes tij synohet ndërtimi i një sistemi shkollor që do të jetë i njëjtë për të gjithë kantonet.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










