E-Diaspora

Hat-trick i Shaqirit i 50-ti në historinë e Kupave të Botës

FIFA ia ka uruar Shaqirit tregolëshin në kombëtaren e Zvicrës kundër Hondurasit

Paraqitjen fenomenale dhe tregolëshin e shënuar për kombëtaren e Zvicrës të kosovarit Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Hondurasit e ka festuar edhe FIFA.

Urimi për Shaqirin ka ardhur nëpërmjet faqes zyrtare të FIFA-s në Twiter.

Futbollisti shqiptaro-zviceran që luan për Bajernin, Xherdan Shaqiri, në facebook, në anglisht, shqip e gjermanisht, ia ka dedikuar tregolëshin familjes së tij dhe i ka përshëndetur të gjithë shqiptarët në Zvicër, Kosovë, Shqipëri e kudo në botë.