Kosova
Haxhiu: Diaspora do t’i vuajë pasojat nga ligji për konfiskimin e pasurisë
“Pasojat e këtij ligji do t’i vuajnë qytetarët e Kosovës, sidomos ata të diasporës që kanë punuar atje dhe kanë krijuar pasuri jashtë vendit. Do të pësojnë ata që jashtë kanë punuar edhe të shtunën edhe të dielën”, ka thënë Haxhiu, përcjell Albinfo.ch
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur sot në RTK për projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, projekt ky i Ministrisë së Drejtësisë.
Ai ka thënë se ky ligj do të përdoret si gogol ndaj disa biznesve dhe pronarëve të mediave.
“Pasojat e këtij ligji do t’i vuajnë qytetarët e Kosovës, sidomos ata të diasporës që kanë punuar atje dhe kanë krijuar pasuri jashtë vendit. Do të pësojnë ata që jashtë kanë punuar edhe të shtunën edhe të dielën”, ka thënë Haxhiu, përcjell Albinfo.ch.
Megjithatë, ai u ka bërë ftesë publike organeve të shtetit dhe qeverisë që t’i arrestojnë të gjithë politikanët që janë tash ose ata që kanë qenë në politikë më herët dhe që kanë krijuar pasuri në mënyrë të paligjshme.
“Unë s’kam asnjë aferë korruptive dhe në Kuvend jam që dhjetë vjet. I ftoj organet që çdo qytetari që ka qenë në politikë t’i verifikohet pasuria, por kjo duhet të jetë në suaza të ligjit dhe e vërteta të dalë siç është”, ka shtuar tutje ai.
Duke komentuar rastin e fundit me mediat, ku është kërkuar hetim pas publikimit të dokumenteve lidhur me mosnënshkrimin e kontratës më kompaninë e prodhimit të vaksinave, Pfizer, Haxhiu ka thënë se “nuk është kapja e shtetit tash, çka keni më pa në ditët dhe në muajt në vijim”.
“Shpresoj të gabohem, por kështu po duket se do të jetë”, ka thënë Haxhiu.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












