Shkurt.ch
Helmohen me gaz tre punëtorë, evakuohen 35 fëmijë
Në një qendër sociale në Ecublens të Kantonit Vaud ka ndodhur sot një helmim me monoksid karboni, me ç`rast është dashur të evakuohen 35 fëmijë nga çerdhja e fëmijëve.
Tre punëtorë të komunës kanë pësuar helmim të rëndë gjatë punimeve të bëra të premten në një qendër sociokulturore, shkruan sda.ch. Njëri prej tyre, për shkak të helmimit të rëndë është dashur të transportohet në spital me helikopter, Rega, ndërsa 35 fëmijë të dy çerdheve që ndodhen brenda qendrës, janë evakuuar.
Ende nuk është arritur të sqarohet mënyra se si është liruar monoksidi i karbonit, ka theksuar Policia Kantonale e Vaudit të shtunën. Një punëtor i komunës ka alarmuar të premten pasdite policinë se një koleg i tij, ishte ankuar se nuk ndjehej mirë me shëndet pas punimeve të kryera në një depo të pelletit (lëndë djegëse). Policët që shkruan ndërkohë atje konstatuan se tre punëtorë të komunës kishin pësuar helmim nga monoksidi i karbonit.
Përveç punëtorit 52 vjeçar që kishte pësuar helmim më të rëndë, edhe dy kolegët e tij, një punëtor 57 vjeçar dhe tjetri 31 vjeçar kanë pësuar helmime më të lehta dhe janë transportuar në spital me autoambulancë.
35 fëmijët e evakuuar janë kontrolluar nga mjekët dhe te ta janë konstatuar helmime të lehta.
Ndërtesa, për shkak të hetimeve, mbetet e mbyllur deri të hënën.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











