Kosova
Hendboll: Kosova U18 mposhtet me rezultat të thellë nga Zvicra
Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur thellë ndeshjen e parë në kualifikimet për Evropianin e këtij viti.
Të premten në Shkup, Kosova U18 u mposht nga Zvicra me rezultatin 33:19. Zvicra U18 shfaqi shumë më tepër gjatë tërë ndeshjes dhe në fund shënoi fitore me rezultat të thellë.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Maqedonia e Veriut fitoi 27:26 ndaj Sllovakisë.
Të shtunën, Kosova U18 luan me Sllovakinë, ndërsa të dielën me Maqedoninë e Veriut.
Dy përfaqësueset e para në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa dy përfaqësueset e tjera do të luajnë në Evropianin e Divizionit B./Koha.net
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













