Kosova
Hesht kushtetuesja, vazhdojnë masat e përkohshme për Kuvendin e Kosovës
Aktgjykimi i plotë nuk është publikuar ende në faqen e Gjykatës Kushtetuese andaj vazhdon masa e përkohshme që kishte hyrë në fuqi më 5 shtator
Deputetët e Kuvendit po vazhdojnë të jetë nën masën e përkohshme të Kushtetueses, duke mos pasur të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim, e as vendim drejt konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e më shumë se gjysmë viti më parë.
Kushtetuesja këtë të martë publikoi vendimin pas ankesës së Listës Serbe lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicave, njofton rtklive.com.
Sipas këtij vendimi, Kuvendi ende është i pakonstituuar dhe seanca konstituive e nisur më 15 prill duhet të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të 30 shtatorit.
Por, aktgjykimi i plotë nuk është publikuar ende në faqen e këtij institucioni, andaj vazhdon masa e përkohshme që kishte hyrë në fuqi më 5 shtator.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












