Lajme
Hetim i përbashkët për zjarrin në Zhilivodë
Një prokuror vendor dhe një prokuror i EULEX-it do të përcaktojnë nëse ishte rast aksidental apo kriminal zjarri në Zhilivodë
Hetuesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë do të ndriçojnë rastin e zjarrit në Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë, i cila pengoi Departamentin e Mjekësisë Ligjore për të vërtetuar nëse në minierën lokale të thëngjillit, ka apo jo varrezë masive me trupa e kosovarëve të vrarë gjatë luftës së fundit (1998-1999).
“Pas incident të zjarrit në lokacionin e gërmimit në Zhilivodë, EULEX-i vizitoi vendin e ngjarjes së bashku me Kryeprokurorin e Qarkut të Mitrovicës”, thuhet në njoftim për media.
Ndërkaq, dy ditë më parë një zjarr i madh e përfshiu vendin ky Departamenti i Mjekësisë Ligjore po e heton, për të tretën herë më radhë, minierat individuale të fshatit Zhilivodë, nën dyshimin e ekzistimit të një varreze masive. Sipas Policisë, zjarri përfshiu një mur 12 metra i lartë, ndërsa u deshën më shumë se shtatë orë punë të njësiteve të zjarrfikësve dhe ushtarëve të FSK-së për të lokalizuar zjarrin.
“Një ekip i përbërë nga një prokuror vendor dhe një prokuror i EULEX-it, do të hetojë se çfarë shkaktoi zjarrin dhe do të përcaktoj nëse ishte rast aksidentale apo kriminal. Një raport do të hartohet pas hetimit dhe konkluzionet do të komunikohen”, thuhet në një kumtesë lëshuar nga Misioni i BE-së në Kosovë.
Ndërkaq një banorë i fshatit Zhilivodë tha për mediet lokale se zjarret në këtë lokacion janë të natyrshme gjatë verës, kryesisht gjatë muajve korrik dhe gusht ku temperaturat shkojnë rreth 40 shkallë celsius. Në të njëjtin lokacion është hulumtuar edhe dy herë më parë nga hetuesit ndërkombëtarë, por nuk është gjetur asnjë gjurmë për varrezë masive. Kjo është hera e tretë dhe e fundit që gërmohet në të njëjtin lokacion.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










