Shkurt.ch
Hetime për drejtuesit e “Festës së gjimnastikës”
Hetimet, bazuar në indikacionet e deritashme drejtohen ndaj drejtorit dhe ato janë nisur nga detyra zyrtare
Prokuroria e Biel/Bienne ka iniciuar hetimet për lëndim të rëndë trupor nga pakujdesia kundër drejtorit të festës së gjimnastikës, të mbajtur dy javë më parë në Biel/Bienne.
Nuk përjashtohet që procedura të zgjerohet edhe te persona të tjerë. Siç dihet, në festën e gjimnastikës, një garë tradicionale masive që mbahet njëherë në disa vjet, nga një stuhi e fuqishme qenë lënduar 95 veta. Në fokus të hetimeve është pyetja nëse lëndimet e njerëzve kanë qenë të shmangshme ose jo, njofton prokuroria përkatëse dhe policia e kantonit të Bernës.
Hetimet, bazuar në indikacionet e deritashme drejtohen ndaj drejtorit dhe ato janë nisur nga detyra zyrtare.
Si pasojë e stuhisë që shkatërroi tendat disa dhjetëra të lënduar ishin trajtuar në spital. Prej tyre vazhdon të trajtohet vetëm edhe një person. Fjala është për një 66 vjeçar që ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore











