Lajme
Hetohen bankat për kamatat e larta
Komisioni Kosovar i Konkurrencës së shpejti mund të dalë me një vendim për dënimin e bankave, pasi që nga hetimet që është duke i bërë dyshohet për marrëveshje në mes të bankave për mosuljen e normave të interesit. Kryetari i këtij komisioni, Osman Ejupi, tha se disa ekspertë të Komisionit që drejton ai janë duke hetuar mundësinë e ekzistimit të një marrëveshjeje ndërmjet bankave, sepse, siç ka thënë ai, edhe klientët, edhe komuniteti i biznesit ankohen në kamatat e larta. Ndërkaq, drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës pranojnë që kamatat në Kosovë janë më të lartat në rajon, por, sipas tyre, kjo ndodh për shkak se Kosova ka një ekonomi të pazhvilluar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












