Shkurt.ch
Hidhet poshtë mocioni për “Pushim të lindjes” për etërit
Qeveria është duke shqyrtuar një zgjidhje sipas të cilës prindërit pas lindjes së fëmijës së tyre mund ta reduktojnë vëllimin e punës për 20 për qind
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë sot një mocion për pushimin e lindjes për baballarët, që e kishte ngritur deputetja Valerie Piller-Carrard. Kundër këtij mocioni kanë votuar 96 deputetë ndërsa për të, 84 sish.
Është interesante se 13 deputetë të CVP/ PDC, e njohur si “parti e familjes”, kanë votuar kundër ndërsa 5 të tjerë të përmbajtur. Ky bilanc tregon se është pikërisht në dorën e kësaj partie që të lejojë ose jo pushimin e lindjes edhe për burrat, gratë e të cilëve kanë lindur.
Edhe Këshilli Federal (qeveria) është shprehur në vazhdimësi kundër një pushimi të tillë. Sipas tij kjo është rruga e gabuar për një zgjidhje në drejtimin e duhur, pasi që mocioni i referohet pushimit në një kohë të shkurtë pas lindjes së fëmijës. Ndërsa në të kundërt, qeveria është duke shqyrtuar një zgjidhje sipas të cilës prindërit pas lindjes së fëmijës së tyre të fitojnë të drejtën që ta reduktojnë vëllimin e punës për 20 për qind.
Nga një zgjidhje e tillë qysh tash përfitojnë të punësuarit e institucioneve federale. Për këtë arsye qeveria ka angazhuar të mërkurën departamentin e brendshëm që të shqyrtojë deri në mesin e vitit 2014 një zgjidhje të tillë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













