Shkurt.ch
Hillari Klinton, e spiunuar nga Berlini
Shërbimet sekrete gjermane kanë spiunuar të paktën një bisedë telefonike të ish-sekretares amerikane të SHBA-së, raportuan të premten disa media gjermane.
Gazeta “Süddeutsche Zeitung” (SZ) dhe kanalet rajonale publike të radio televizionit NDR dhe WDR bazohen në dokumentet e CIA-s të siguruara nga një spiun (i agjencisë gjermane të inteligjencës BND). Mediet SZ dhe NDR janë bërë specialiste të zbulimeve muajt e fundit rreth spiunazheve që po ndodhin mes fuqive të mëdha.
Ato nuk e specifikojnë se sa larg mbrapa këto biseda gjoja janë dëgjuar, por çështja është ngritur nga John Kerry, pasues i zonjës Klinton, me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Tre media citojnë një burim anonim në qeverinë gjermane, sipas të cilëve biseda e zonjes Klinton është receptuar gabimisht, ndërsa ajo gjendej në një avion të qeverisë amerikane.
Por spiunimi i politikanëve amerikanë “nuk është një rast i izoluar”, thonë gazetat gjermane SZ, WDR dhe NRD. Sipas tyre, agjencia gjermane BND ka qenë gjithashtu e mandatuar nga qeveria gjermane për të “spiunuar një partner të NATO-s”, por ata nuk e specifikojnë se për cilin rast bëhet fjalë. Zbulimet e spiunimit të telefonit të Kancelares Angela Merkel nga shërbimet amerikane patën tronditur Gjermaninë dhe ende ndikojnë në marrëdhëniet gjermano-amerikane, tradicionalisht të forta.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











