Tematike
Himni i Zvicrës, në versionin e tij ballkanik
Me “himnin” më të ri, të plasuar 2 ditë para festës kombëtare të Zvicrës bëhet një përpjekje për të pasqyruar realitetin e ri të Zvicrës
Për disa skandal, për të tjerët pasqyrim besnik i realitetit. Ky është reagimi pas “ballkanizimit” të himnit zviceran që i ka bërë Ivica Petrusic, nënkryetar i second@Plus, organizatë që përfaqëson interesat e të huajve të brezit të dytë në Zvicër.
Petrusic, së bashku me një orkestër zvicerane që bën muzikë në frymën e folkut ballkanik, ka përpunuar himnin nacional të Zvicrës “Psalmet zvicerane” duke i dhënë atij një ngjyrim melodik shumë të ndryshëm krahasuar me origjinalin. Boritë ballkanike kanë rolin kryesor në këtë orkestrim të ri, ndërsa aty hyjnë edhe fjalë nga gjuhët më të folura në Zvicër, në vend të përkthimit të tekstit nga gjermanishtja.
Petrusic, duke iu përgjigjur gazetës Tages Anzeiger lidhur me “himnin” më të ri, të plasuar 2 ditë para festës kombëtare të Zvicrës thotë se ai paraqet një përpjekje të sinqertë për të pasqyruar realitetin e ri të Zvicrës. Shumetniciteti i vendit shpaloset edhe në këtë këngë ka thënë ai.
Ndërkaq, rreth asaj se pse në këtë mes hyjnë në lojë” pikërisht muzika dhe gjuhët e Ballkanit, “Petrusic thotë: “Ballkanasit janë në Zvicër sot ata që italianët dhe spanjollët ishin para shumë vitesh. Sot të rinjtë nga Ballkani si Xherdan Shaqiri, japin gola për kombëtaren e futbollit të Zvicrës sikur jepnin para njëzet vitesh ish të rinjtë nga Italia si Ciriako Sforca me shokë.
Edhe në organizatën secon@plus, ku fillimisht fjalën kryesore e kishin italianët dhe spanjollët, sot mbizotërojnë ballkanasit. Kryetare në nivel të Zvicrës është shqiptarja nga Kosova Ylfete Fanaj, nënkryetar Ivica Petrusic, kroat nga Bosnja. “
Nga rreth 100 të rinj që na janë bashkuar vitin e kaluar, shumica e madhe janë me prejardhje nga Ballkani. Madje nga të gjitha etnitë e Ballkanit”, i ka thënë Ylfete Fanaj gazetës “Tages Anzeiger”.
Ajo shton se njerëzit nga vendet e ish Jugosllavisë vazhdojnë të përballen me paragjykime në jetën e tyre të përditshme. “Shumë prej tyre ndjehen të instrumentalizuar nga politika që po ndiqet aktualisht në Zvicër dhe nuk dëshirojnë që të lejojnë të luhet më me ta”, ka thënë 29 vjeçarja, deputete e Parlamentit të kantonit të Lucernit.
Second@s Plus angazhohet veç tjerash për të drejtën e votës në nivel kantoni për të huajt dhe për aplikim me emra anonimë në vendet për kualifikim (Lehre), në mënyrë që edhe të rinjtë me mbiemra tipikë ballkanikë të kenë shansin e tyre.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana










