Muzikë
Hip Hop & Soul, nga Prishtina në Cyrih
Projekti Hip Hop & Soul nisi rrugëtimin më 2019, kur Chip Deva dhe Taste 2 për herë të parë bashkëpunuan në këngën e tyre “Andrrat”. Kjo çoi edhe në performancat e tyre po këtë vit, fillimisht në Prishtinë, e pastaj edhe në Cyrih.
Artistët në 2021-ën kanë sjellë edhe një bashkëpunim të ri që titullohet “Komento”, me një tekst shumë kritik rreth varësisë ndaj mediave sociale.
Nisur nga kjo, Chip Deva dhe Taste 2 do të organizojnë më 12 maj në Aubrey, Cyrih koncertin “Hip Hop&Soul – Zurich meets Prishtina”.
Për dashamirësit e këtyre zhanreve të muzikës në koncertin e së premtes, do të ketë këngë në shqip e gjermanisht, e po ashtu do të jenë të shoqëruar me një band shqiptaro-zviceran.
Artistët do të zgjerojnë rrugëtimin e performancave të tyre më 13 maj në Langenthal, Bernë.
Përveç muzikës, dashamirësve të muzikës do t’u ofrohet edhe një mbrëmje me shumë satirë, tekste të mirëfillta dhe një after party.
Koncerti mbahet më 12 maj, të premten në Aubrey, Schiffbaustrasse 10, Zürich, me fillim nga ora 21. Biletat mund t’i gjeni online me çmim prej 30 franga dhe 35 franga në hyrje.
Chip Deva është kantautore nga Cyrihu me prejardhje nga Shkupi që shkruan dhe këndon në gjuhën shqipe dhe të tjera. Vitin e kaluar ka lansuar albumin e saj të fundit me titull “Hajde”. Albumi është në gjuhën gjermane, megjithatë ka integruar elemente të muzikës shqiptare.
Taste 2 është reper nga Prishtina, i cili sidomos është i njohur nga audienca për repin underground. Taste 2 (Milot Hoxha) është aktiv, përpos muzikës edhe në filma, si skenarist.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Maj 2023
- Ora21:00
- LokacioniAubrey, Schiffbaustrasse 10, Zürich
- Data e përfundimit12 Maj 2023 - 0:00
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve
















