Uncategorized
Hipper, para takimit në Bruksel: Dialogu, çelësi drejt BE-së
Zëdhënësja e BE-së, Hipper, konfirmoi se takimi i radhës midis kryenegociatorëve do të mbahet më 17 dhjetor
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se dialogu është rruga e vetme për të dyja palët që aspirojnë anëtarësimin në BE. Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se presin zbatim të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij presin që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Zëdhënësja e BE-së, Hipper, konfirmoi se takimi i radhës midis kryenegociatorëve do të mbahet më 17 dhjetor dhe se për këtë takim, siç tha, palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Sipas saj, në këtë takim përveç tjerash do të diskutohet edhe zbatimi i marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.
“Takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet më 17 dhjetor, palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, tha Hipper.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












