Kosova
Hiqet barrikada në Merdar
Njoftohen mërgimtarët tanë se pikë kalimi kufitar në Merdar është liruar për qarkullim dhe është kthyer në normalitet të plotë.
Mëngjesin e sotëm barrikada, e cila ndodhej dy kilometra larg pikës kufitare në Merdar, në territorin e Serbisë, është hequr, përcjell albinfo.ch.
Më 27 dhjetor pika kufitare në Merdar u mbyll nga Policia e Kosovës, pasi një grup serbësh në Serbi kishin bllokuar rrugën për në kufi.
Për të enjten është paralajmëruar edhe largimi i barrikadave nga rrugët e pjesës veriore të Kosovës.
Lajmi për largimin e barrikadave u bë i ditur mbrëmjen e 28 dhjetorit, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
Largimi i barrikadave ishte kushtëzuar me lirimin nga paraburgimi të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiç, i cili u arrestua për dyshimet se kishte organizuar sulmin e kryer ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Kosovës në pjesën veriore në fillim të muajit dhjetor.
Pantiç u lirua dje nga paraburgimi pasi iu zëvendësua masa me atë të arrestit shtëpiak.
Në një protestë që u zhvillua në fshatin Rudar të Zveçanit, përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës vendosën edhe kushte të tjera për heqjen e barrikadave, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Po ashtu edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka shkruar se pasi që janë larguar barikadat e vendosura më 27.12.2022, në kilometrin e dytë nga pikë kalimi kufitar Merdar në brendësi të territorit të Republikës së Serbisë, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë se pikë kalimi kufitar në Merdar është liruar për qarkullim i është kthyer normalitetit të plotë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në













