Kosova
Historia e tre të rinjve mitrovicas që duhet marrë shembull
Tre studentë të Fakultetit të Mjekësisë nga Mitrovica, që të tretë të rinj në moshë, kanë arritur që për 4 vjet angazhim t’i krijonin Mitrovicës 32 ekonomi të ardhshme familjare.
Gzimi, Bujari e Aurori këtë e kanë bërë duke trajnuar falas në lëndët kimi dhe biologji tashmë 4 vjet nxënës të interesuar për pranim në Fakultetin e Mjekësisë, nga tërë rajoni i Mitrovicës, duke përfshirë edhe Vushtrrinë e Skenderajn.
“Bashkë me dy kolegët e mi, Aurorin e Bujarin kemi nisur një iniciativë për të drejtuar të rinjtë mitrovicas për orientimin në karrierë, ku për 4 vjet punë shumë të lodhshme kemi arritur që të trajnonim 32 nxënës të cilët sot janë studentë të mjekësisë dhe nesër mjekë të ardhshëm, rrjedhimisht 32 ekonomi familjare mitrovicase shumë të qëndrueshme, 32 personalitete të reja të formuara ashtu si duhet, 32 mjekë mitrovicas”, thotë Gzim Abrashi për Mitropolin.
Abrashi pohon se synimi i tyre është rikthimi i dinjitetit të dikurshëm qytetit Mitrovicë, duke e shndërruar atë në qytet të mjekëve dhe mjekësisë, me synimin që për pak vjet të nxjerrin 250-300 mjekë të ardhshëm nga trajnimet që ata mbajnë.
“E veç kësaj, ne kemi projekte edhe për profesione të tjera, që besoj se shumë shpejt do t’i realizojmë. Arsimi është e vetmja mënyrë, e vetmja shpresë që Mitrovica të ngjallet, që Mitrovica të bëhet qytet i dashur për banim e i pëlqyer për të gjithë qytetarët e Kosoves”, thotë midis tjerash Abrashi.
Ata këto veprime po i kryejnë në kuadër të organizatës joqeveritare “RINAS”, si një prej organizatave më aktive të Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen Njerëzit që kalojnë Zvicrën vetëm me makinë do të duhet të paguajnë një tarifë në të... -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të -
Çfarë është një “ekstrakt i regjistrave kriminale” dhe për çfarë nevojitet në Zvicër? -
Për cilat poste politike zvicerane mund të kandidojnë shtetasit e huaj të natyralizuar?














