Shkurt.ch
Hitzfeld, jep dorëheqje pas Brazilit 2014
Vendimin e tij për dorëheqje ose për pensionim, Hitzfeld e ka arsyetuar me moshën. Kur të ketë përfunduar Botërori i Brazilit, ai do të mbushë 65 vjet
Trajneri i përfaqësueses zvicerane të futbollit, Othmar Hitzfeld ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i tij, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, në vitin 2014. Ai dhe Federata e Futbollit të Zvicrës e kanë bërë me dije këtë në një konferencë shtypi të mbajtur të enjten, në Muri të Bernës.
Vendimin e tij për dorëheqje ose për pensionim, Hitzfeld e ka arsyetuar me moshën. Kur të ketë përfunduar Botërori i Brazilit, ai do të mbushë 65 vjet. Në të njëjtën kohë Hitzfeld do te ketë mbrapa vetes mbi 30 vjet të përvojës shumë të suksesshme si trajner. Kështu që, pas gjithë kësaj, ka thënë ai, “po vjen koha për të pushuar”.
Komunikimi i tij me gazetarët në këtë konferencë ka qenë i ngarkuar me emocione, që shihet edhe nga fotografitë e plasuara pas konferencës.
Hitzfeld, shtetas gjerman por shumë i familjarizuar me Zvicrën, e ka marrë në duar nga paraardhësi i tij Köbi Kuhn kombëtaren zvicerane në vitin 2008, pas përfundimit të Kampionatit Evropian (që ishte zhvilluar në Zvicër dhe në Austri). Suksese të tij të mëdha konsiderohen se ia ka dalë që ta çojë Zvicrën në dy kampionate botërore rresht: në Kampionatin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut dhe në atë të vitit 2014 në Brazil.
Për shqiptarët, Hitzfeld do të mbahet mend për angazhimin në vazhdimësi të futbollistëve shqiptarozviceranë në përfaqësuesen e Zvicrës. Rekordi është arritur në ndeshjet e fundit kualifikuese për Botëror, kur në ekip janë grumbulluar 6 prej shqiptarë.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













