Sport

Hitzfeld mbron Shaqirin

“Shaqiri nuk po vlerësohet objektivisht. Kritikat janë të padrejta, por ai duhet të përballet me to”, u shpreh trajneri gjerman

Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka mbrojtur Xherdan Shaqirin pas disa paraqitjeve jo shumë të mira. Shaqiri nuk ishte në nivelin më të lartë ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë, duke marrë nota të ulëta, por trajneri gjerman e mbron atë, shkruan albinfo.ch.

“Shaqiri nuk po vlerësohet objektivisht. Kritikat janë të padrejta, por ai duhet të përballet me to. Kundër Rumanisë ai tentoi të rritet në lojë, por kishte mungesë vetëbesimi në driblime. Ai duhet të punoj edhe më shumë tani. Njerëzit gjithnjë presin mrekulli nga Shaqiri, sepse ai është lojtari më me shumë potencial. Kjo është arsyeja pse lojtarët e mëdhenj nuk vlerësohen drejtë, sepse e dini se çfarë mund të bëjnë. Jam i bindur se ai do të shkëlqejë në Euro. Franca mund të jetë gara e tij”, ka thënë ai.

Shaqiri përveç lojës jo shumë të mirë është kritikuar edhe për mundësinë që t’i bashkohet Kosovës. Deklarata e tij shkaktoi shumë reagime në Zvicër.