Kosova
Holanda është dakord që Kosovës t’i hiqen vizat
Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës ka bërë të ditur për herë të parë se ky vend është dakord që Kosovës t’i hiqen vizat, pasi kanë parë të gjeturat nga raporti për Kosovën i KE-së, përcjell albinfo.ch.
“Holanda tani mund të bie dakord për liberalizimin e vizave, pasi përditësimi i Komisionit dhe Raporti i progresit tregojnë një trend pozitiv”.
Shteti holandez ka lavdëruar Qeverinë aktuale të Kosovës për përparim në fushat që më herët kanë qenë shqetësuese për të dhe që kanë ndikuar në mbajtjen e një qëndrimi kundër procesit të liberalizimit.
“Kemi parë kryesisht progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, migrimin dhe menaxhimin e kufijve, si dhe kundër terrorizmit. Ne përgëzojmë progresin e bërë në agjendën e reformave nga qeveria Kurti. Ky progres tani do të duhet të vazhdojë. Është shumë e rëndësishme që Kosova të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të BE-së”, thuhet në përgjigje.
Por, Holanda thotë se qeveria e saj “do të monitorojë progresin në këtë drejtim”.
Ndryshimet politike që ndodhën në Europë dhe premtimet e bëra së fundi nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian për afrimin e Ballkanit Perëndimor më pranë Unionit sollën sërish në diskurs të opinionit kosovar çështjen e vizave.
Procesi, i bllokuar në Këshillin e BE-së, u diskutua së fundi nga grupi punues për vizat i Këshillit të BE-së, por lajmet që dolën nga këto diskutime sërish thelluan zhgënjimin. Në një takim të këtij grupi të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e të ashtuquajturit sistem ETIAS. Prandaj, propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq Presidencën e BE-së, ishte që liberalizimi i vizave të lidhej me funksionalizimin e sistemit të udhëtimit ETIAS, siç kërkoi Franca, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.
Për vendet që vazhdojnë të kenë hezitime, Presidenca çeke ka thënë se do të punojnë për t’i sqaruar ato, por ka refuzuar të tregojë se cilat janë ato shtete me arsyetimin se do të dëmtohen përpjekjet për të çuar përpara procesin.
“Negociatat vazhdojnë. Ne kemi marrë disa reagime përsëri në lidhje me propozimin, kështu që ka ende disa çështje që duhen sqaruar. Fatkeqësisht nuk mund të flas për shtetet anëtare konkrete dhe shqetësimet e tyre pasi kjo mund të ndikojë në përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje për liberalizimin e vizave për Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë për Express të mërkurën zëdhënësja e Presidencës çeke, Eva Hrncirova.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord










