Shqipëria
Reagon Rama pas zhbllokimit nga Holanda
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Parlamenti holandez ndezi dritën jeshile për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në këtë të mërkurë
“Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje, nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë, faleminderit me mirënjohje…”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndryshe, Parlamenti i Holandës ka marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa kjo dritë jeshile u hap vetëm pas zgjedhjeve në Holandë, ku kryeministër u zgjodh Mark Rutte.
Vendimi është përcaktuar ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin holandez, ndërkohë që nesër pritet të konfirmohet nga seanca plenare.
Ministrja e re e Jashtme holandeze, Singrid Kaag, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë, duke nënvizuar se ky shtet ballkanik së fundmi ka bërë përparim me reformat në temat prioritare dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Qeveria holandeze para disa ditësh shprehu mbështetje për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, duke theksuar se vendi së fundmi ka bërë përparim me reformat për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe në fusha të tjera, por duhej edhe vendimi i opozitës holandeze që të hapej rruga për në BE.
Pas këtij qëndrimit pozitiv të Holandës dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria apo Italia, ka shpresa që Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 qershorit të Këshillit Evropian që do të pasojë Konferencën Ndërqeveritare. /TCH
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua














