Shqipëria
Holanda kërkon zyrtarisht vizat për shqiptarët
Gjithashtu qartësohet edhe se deri në një vendim të dytë, politika e vizave për shtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë
Holanda dorëzoi sot zyrtarisht në Komisionin Evropian draft rezolutën e miratuar pak kohë më parë në parlament, përmes të cilët kërkohet rikthimi i regjimit të vizave për shqiptarët.
Në letrën drejtuar komisionerit të emigracionit dhe punëve te jashtme, Dimitris Avramopulos, pretendohet me shkrim që Komisioni Evropian të marrë në konsideratë pezullimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Në mesin e muajit prill, Parlamenti holandez votoi pro në favor të këtij propozimi dhe argumenti i dhënë për një lëvizje të tillë, ishte kriminaliteti i shtuar shqiptar në këtë vend, transmeton TCH.
Ishte pikërisht ai votim që i hapi rrugën qeverisë holandeze t’i drejtohej Brukselit, pasi fjalën e fundit për këtë kërkesë në rikthimin e vizave e ka Bashkimi Evropian, përcjell albinfo.ch.
Ishin pesë parti politike në Holandë që kërkuan votim në Parlament për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ndërsa ministri i Jashtëm, Stef Blok këmbëngulte përpara ligjvënësve se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë.
Top Channel i kërkoi një reagim ambasadës së Mbretërisë së Holandës pas letrës që qeveria holandeze i nisi Komisionit Evropian për rikthimin e vizave shtetasve shqiptarë. Në reagimin e saj, ajo shpjegon se me këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Holanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar.
Më tej ambasada holandeze sqaron se tashmë i takon Komisionit Evropian që të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim, e të informojë Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian mbi rezultatet e këtij vlerësimi.
Gjithashtu qartësohet edhe se deri në një vendim të dytë, politika e vizave për shtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: qytetarët shqiptarë mbajtës të një pasaporte biometrike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare















