Lajme
Holandezët ftohen të investojnë në Kosovë
Haga, ishte ndalesa e radhës e konferencës “Të Bërit Biznes dhe Investimet në Kosovë” për thirrje të investitorëve. Afaristët holandez u ftuan të investojnë në Kosovë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), përkatësisht Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë në bashkëpunim me Odën Tregtare të Hagës dhe Ambasadën e Kosovës në Holandë, kanë promovuar para afaristëve holandezë, mundësitë për investime në Kosovë. Zëvendës kryeministrja Mimoza Kusari-Lila iu bëri thirrje biznesmenëve holandez që të vijnë e të investojnë në Kosovë.
Kosova, sipas një kumtese lëshuar nga MTI, ende ka nevojë për përmirësim të imazhit dhe ngritje të numrit të investitorëve, prandaj në kuadër të promovimit të Kosovës si vend i mirë për investime, Haga, qyteti i tretë për nga madhësia dhe qendra administrative e Holandës, ishte ndalesa e radhës e konferencës “Të Bërit Biznes dhe Investimet në Kosovë” për thirrje të investitorëve.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila tha para të pranishmëve në konferencë se Banka Botërore këtë vit shpalli Kosovën reformatorin më dinamik në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
“Jemi shteti më i ri në Evropë, por ofrojmë mundësi të shumta për investitorë. Në raportin e Bankës Botërore, këtë vit kemi shënuar ngritje për 76 pozita për mbrojtjen e investitorëve, i cilësuar si përmirësimi më i mirë nga të gjithë indikatorët prej 185 shteteve, ndërsa në fillimin e biznesit jemi 44 pozita më lartë”- theksoi ajo.
Përkundër krizës globale, zëvendëskryeministrja tha se tash e 4 vite, Kosova ka rritje të GDP-së për 5 për qind e cila pritet të jetë ngjashëm edhe për këtë vit.
Ndërsa në pjesën e dytë të konferencës, Kryeshefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Valdrin Lluka prezantoi mundësitë që ofron Kosova për investitorë si: fuqia e lirë punëtore masa preferenciale me SHBA, Japoni, Norvegji dhe BE. Ai prezantoi edhe projektin e Brezovicës dhe projekte tjera konkrete ku bizneset holandeze mund të vijnë të investojnë.
Në këtë pjesë të konferencës audiencës iu drejtua edhe Frymezim Isufaj, Këshilltari i Lartë i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj. Ai prezantoi projektet në fushën e energjisë, minierave dhe atë të telekomunikacionit.
Në konferencën “Të bërit Biznes dhe Investimet në Kosovë” morën pjesë rreth 30 biznese kosovare dhe po aq Holandeze. Ky organizim është në vazhdën e iniciativave të ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencia për Promovim të Investimeve për të promovuar mundësitë investuese në Kosovë. Në fund bizneset kosovare dhe holandeze vazhduan takimet Biznese me Biznese (B2B) me qëllim të realizimit të projekteve konkrete në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











