Lajme
Holandezët ndërtojnë serrë në Burgun e Lipjanit
Sera e përuruar në këtë Qendër përfshin një hapësirë prej pesëdhjetë metra katror, projekt ky i financuar nga Agjencia e Kujdesit Holandez, i cili vepron në kuadër të Komitetit Holandez të Helsinkit
Qendrat korrektuese në Kosovë, për vite me radhë, kanë qenë vetëm vende izolimi për ata që sheklin ligjin penal, por kohën e fundit ka filluar të zhvillohet edhe punëtori nëpër këto qendra me qëllim që të burgosurit të punojnë dhe njëkohësisht ta kalojnë kohën më shpejt. Kështu sot në Qendra Korrektuese në Lipjan është ndërtuar një serrë për kultivimin e perimeve. Serra e përuruar në këtë Qendër përfshin një hapësirë prej pesëdhjetë metra katror, projekt ky i financuar nga Agjencia e Kujdesit Holandez, i cili vepron në kuadër të Komitetit Holandez të Helsinkit.
Ky projekt është zhvilluar kryesisht me angazhimin e të miturve nga kjo Qendër, synimi i së cilës është që të angazhon të rinjtë në aktivitetet të ndryshme me qëllim të ri-integrimit dhe risocializim më të shpejtë dhe të suksesshëm, citon TG.
Me këtë rast, Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin që ky institucion ka me Komitetin e Helsinkit dhe Ambasadën e Holandës në Kosovë, duke theksuar se Holanda përmes projekteve të saj në Kosovë synon që të përmirësojë ambientin, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe avancimin e kushteve me qëllim të ngritjes së standardeve në mënyrë që Kosova të jetë vend shembull në rajon.
Ambasadorja Willems duke folur për rëndësinë e këtij projekti, theksoi se Mbretëria e Holandës mbetet e përkushtuar në thellim të bashkëpunimit dhe ofrimin e asistencës në fushën e sundimit të ligjit e cila mbetet prioritet.
Ajo theksoi se çdo aktivitet i organizuar me qëllim të ri-integrimit dhe risocializimit të të miturve të kësaj qendre mbetet tejet i rëndësishëm duke i vënë theks të veçantë rëndësisë së qendrave korrektuese që ato si të tilla të mos jenë institucione që ofrojnë siguri vetëm brenda objekteve, por të shërbejnë si qendra rehabilituese dhe të ofrojnë siguri për vendin edhe kur këta njerëz të kenë vuajtur dënimin.
Qendra korrektuese në Lipjan është e destinuar për të mitur dhe gra, që janë të burgosura për vepra të ndryshme penale. Edhe kushtet në këtë burg, konsiderohen më të mira krahasuar me qendrën kryesore korrektuese në Dubravë të Istogut.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm










