Tematike
Hollande pritet me nderimet më të larta në Bernë
Presidentja e Federatës, Simonetta Sommaruga, e shoqëruar nga anëtarët tjerë të qeverisë e ka pritur homologun e saj në Aeroportin Belp të Bernës
Presidentja e Federatës, Simonetta Sommaruga, e shoqëruar nga anëtarët tjerë të qeverisë e ka pritur homologun e saj në Aeroportin Belp të Bernës, ku ka aterruar delegacioni i lartë francez.
Hollande e ka bërë këmbë rrugën deri në ndërtesën ku do të mbaheshin fjalimet zyrtare, me ç`rast ka përshëndetur nga afër kalimtarët e rastit, ka folur përdore me ta dhe ka bërë fotografi, shkuan sfr.ch.
Ndërsa në “Rathaus” (ndërtesa e këshillit të qytetit, në mungesë të Pallatit Federal ku janë duke u zhvilluar punime), dy presidentët kanë mbajtur fjalimet zyrtare. Sommaruga me këtë rast ka përkujtuar se Zvicra po hyn në një fazë të re, miqësore të raporteve në mes të dy vendeve. Sipas saj, në disa vite të fundit këto marrëdhënie kanë qenë të ngarkuara me probleme si ai që lidhej me fshehjen e tatimeve.
Nga ana e tij Hollande në fjalën e tij ka përsëritur se dallimet në mes të dy shteteve tashmë janë tejkaluar dhe ka folur me përkushtim për lidhjen miqësore në me të Francës dhe Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa Hollande ka treguar edhe njëfarë mirëkuptimi për kushtëzimin në të cilin ndodhet qeveria zvicerane sa i takon jetësimit të iniciativës kundër migracionit masiv.
Hollande dhe delegacioni i tij gjatë vizitës dyditëshe përveç në Bernë do të qëndrojnë edhe në Cyrih, Gjenevë dhe në Lozanë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













