Shqiperia
Hotelet dhe resoret luksoze të Golemit, të mbushura me turistë kosovarë
Golemi, me një gamë të gjerë hotelesh dhe resoresh luksoze turistike, duke përfshirë edhe shërbimin all-inclusive
Tashmë zona e Golemit është njëra nga destinimet kryesore për pushime, me plazhin e gjatë, ku janë ngritur shumë objekte turistike, hoteliere, shtëpi pushimi, transmeton albinfo.ch.

Ky fshat në 25 vjetët e fundit ka përjetuar zhvillim shumë të shpejtë urban.

Me një gamë të gjerë hotelesh dhe resoresh luksoze turistike, duke përfshirë edhe shërbimin all-inclusive, plazhi i Golemit, i dyti për nga madhësia, pas plazhit të Durrësit, preferohet çdo ditë e më shumë nga turistë elitarë kosovarë dhe të huaj.
Strukturat e reja akomoduese, shërbimi cilësor si dhe çmimet konkurruese në krahasim me disa nga vendet e rajonit, po e bëjnë këtë bregdet mjaft tërheqës. Prenotimet e para nga turistët e huaj, kryesisht polakë dhe çekë, kanë nisur, ndërsa fundjavat mbipopullohen nga pushuesit vendas dhe trevat shqipfolëse.

Plazhi me një gjatësi prej 5 kilometrashj, me rërë e ujë të pastër, që gërshetohet me natyrën nga pylli me pisha dhe kaltërsia e detit Adriatik, vizitohet nga qindra mijëra pushues dhe preferohet në çdo stinë të vitit. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













