Bota
Hoteli japonez zëvendëson robotët me punëtorë
Hoteli i parë në botë, i drejtuar tërësisht nga robotët, do të bëjë një kthim prapa. Disa nga 243 makinat në fabrikën japoneze, si rezultat i gabimeve të përsëritura teknologjike, do të zëvendësohen nga njerëzit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Albinfo.ch.
Punëtorët – robotë iu dhanë kohë të vështirë klientëve të këtij hoteli japonez. Personeli njerëzor gjithnjë ka qenë i okupuar duke mbushur bateritë e robotëve apo paaftësia e tyre për t’iu përgjigjur pyetjeve praktike të parashtruara nga konsumatorët, ishin arsye e mjaftueshme që të heqin dorë nga ta, informon Albinfo.ch.
Apo edhe fatkeqësia e një klienti të zgjuar vazhdimisht gjatë natës për shkak të gërhitjes së tij, që nuk ishte kuptuar nga asistent roboti në dhomë. Makina ngatërronte gërhitjen me thirrjet vokale. Klienti nuk arriti të ndalonte pajisjen në fjalë.
I vendosur pranë një qendre zbavitëse, ky hotel vendosi të përdorë robotë për të përmbushur mungesën e fuqisë punëtore. Fillimisht, ngarkesat e tyre ishin të thjeshta si ruajtja e bagazheve. Por përfundimisht, objekti ishte i pajisur me robotë argëtues dhe këtu filluan problemet, raporton ëall Street Journal, informon Albinfo.ch. Hoteli mbijetoi vetëm tre vite me ritmin e një sistemi të qindpërqindtë robotik.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













