Shqipëria

Hoteli në Crep, i gatshëm për të strehuar 20 familje nga zona e tërmeteve

"Për kët rast urgjent ofrojm 20 Dhoma te gatshme për strehim gjithashtu ju sigurojmë edhe ushqimet dhe gjërat elementare për kët periudhë"

Në një postim të bërë në Facebook, pronarët e hotelit “Victoria Palace Crep në komunën e Kamenicës, deklarojnë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar familjet që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri.

Në vazhdim, teksti i postuar:

Hotel Victoria Palace Crep ne komunën e Kamenicës solidarizohet me gjendjen aktuale të vëllezërve dhe motrave tona në Shqipëri.
Për këtë rast urgjent ofrojm 20 dhoma të gatshme për strehim, gjithashtu ju sigurojmë edhe ushqimet dhe gjërat elementare për këtë periudhë.
Ju lutem ,shperndajeni kët mesazh sa më shumë, me shpresë që të arrijë në familjet apo individët që kanë nevojë.
Numrat kontaktues:
+38345 884 882
+41 76 438 80 56
+383 44 869 300

?Oh ZOT i madh ndihmoi vëllezërit e motrat tona në Shqipëri?