Kosova
Hovenier në Krushë të Madhe: SHBA-ja qëndron përkrah popullit të Kosovës
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në tubimin përkujtimor në 25-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe ka thënë se është i nderuar se sot ndodhet këtu, në vendin ku 250 civilë të pafajshëm u vranë nga forcat e Milloshevqit, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori Hovenier theksoi se NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme që kishin ndodhur në Krushë të Madhe, e për t’i dhënë fund fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik.
“Jam i nderuar që jam këtu bashkë me juve që përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në Krushë të Madhe, 25 vjet më parë. Jemi mbledhur këtu për të qenë dëshmitarë të asaj që ka ndodhur. Më 25 mars 1999, vetëm një ditë pasi NATO filloi fushatën e saj, për t’i dhënë fund fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik, forcat e Millosheviqit hyn në këtë fshat dhe vranë 250 civilë të pafajshëm. NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu”.
Hovenier kujtoi edhe një deklaratë të sekretares Albright atë kohë, ku kishte thënë se ishte e pamundur të negociohej me Serbinë, pasi Millosheviqi po sulmonte civilët dhe po digjte fshatrat.
Në ditën e njëjtë, sekretarja e atëhershme Albright tha: “E kemi të pamundur të negociojmë derisa Millosheviqi i sulmon civilët dhe i djeg fshatrat në Kosovë. Si aleancë u bëmë bashkë për të vepruar pasi i kemi shteruar të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen. Prandaj është tepër e duhur që këtu në Krushë të Madhe dëshmojmë për këtë tragjedi”, tha Hovenier.
“Si përfaqësues i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, dëshiroj të shpreh ngushëllime dhe solidaritetin tim me të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje e tmerrshme, si dhe dëshiroj të shpreh mirënjohje për të jetësuar muzeun dhe memorialin që po jetësojmë sot. Kam marrë vesh se shumë prej jush keni avokuar që ta keni këtë muze gjatë 25 vjetëve të shkuara dhe është e duhur që ky muze të jetë tamam një dëshmi fizike e ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur këtu dhe do të bëjë të mundshme të mos i harrojmë kurrë ato mizori”, tha ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.
Ambasadori amerikan tha para të pranishmëve se SHBA-ja qëndron përkrah popullit të Kosovës dhe se janë të përkushtuar për bashkëpunim, me qëllim të sigurimit që çdo indivit në Kosovë të jetojë në kushte të dinjitetshme, sigurie e lire, pa marrë parasysh etninë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës dhe jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me ju për të siguruar që çdo individ në Kosovë mund të jetojë në kushte të dinjitetit, lirisë, sigurisë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo rrethanat. Shpresoj që mund të qëndrojmë së bashku dhe të shohim kah e ardhmja, që ofron mundësi të shumta”, tha Hovenier.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













